20:26 / 16.11.2022
Giresse e sheh me rëndësi që Kosova s`humbi, e vlerëson pjesën e dytë
Uran Krasniqi/RTKLive
Trjaneri i Kosovës, Alain Giresse ka thënë se pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë-Armeni ishte pozitive. Ai ka folur pas ndeshjes që është zhvilluar sonte në Prishtinë.
Kosova dhe Armenia kanë luajtur baraz në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Ndeshja miqësore ka përfunduar me rezultat 2-2.
"Me rëndësi është që nuk humbëm, por e barazuam rezultatin. Ne do ta bëjmë një analizë për të shikuar se çka ishte mirë e çka keq. Atë që mund ta quajmë pozitive ishte pjesa e dytë e lojës", ka thënë trajneri francez. "Pra, një pjesë e dytë që ishte shumë më kualitative sesa ajo e para".
Ndeshjen e radhës Kosova e luan me Ishujt Faroe.























