Abdixhiku takim me kongersmenin Aderholt, temë mbështetja për Kosovën
E.Hoti /RTKLive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon takimet në SHBA.
Ai sot njoftoi se në Kongresin Amerikan, u prit nga kongresmeni republikan Robert Aderholt.
Abdixhiku zhvillon takime në SHBA, pritet nga senatori Murphy
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u prit nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka njoftuar se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.
Ai tha se edhe në Senat ka shtruar kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.
“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspiratave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku .
Sipas tij, mbështetja e Senatit dhe senatorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë.” Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”, ka shkruar ai.























