Rohde: Duhet zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e situatës
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Rohde: Duhet zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e situatës

A.Bela/ RTKlive

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se nevojitet zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Rohde në Twtter ka shkruar se bashkë me ambasadorët e tjerë të shteteve të Quintit ka biseduar me përfaqësues të organizatave joqeveritare për situatën aktuale politike.

“Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për ndarjen e pikëpamjeve të tyre. Diskutimi ynë tregoi nevojën urgjente për zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin. Duhet gjithashtu më shumë dialog i brendshëm”, ka shkruar ai në 'Twitter'.

Ai ka thënë gjithashtu se nevojitet më shumë dialog i brendshëm.


MË SHUME NGA Lajme