Ngjarjet e datës 17 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Ngjarjet e datës 17 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 17 nëntor 2022.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon punimet e Konferencës Ndërkombëtare "Arkeologjia e Ballkanit". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:00)

Fakulteti Filozofik organizon konferencën e XIII ndërkombëtare për Ditën Botërore të Filozofisë me titull: "Sfida postfenomenologjike - Raporti i Njeriut me Teknologjinë" ku do të marrin pjesë shumë filozofië dhe mendimtarë të huaj dhe vendorë. (Hapësirat e Fakultetit Filozofik, salla 014, ora 9:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:15)

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, mban konferencë për medie( Ora10:00).

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban diskutimin me temën “Raportimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje: Janar – Gusht 2022”. (Ora, 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  organizon ngjarjen “Ndërmarrësia dhe Rritja e Qëndrueshme Ekonomike”. (Ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, ku do të prezantohet Analiza për Projektligjin për Paga në sektorin publik: Tendencë për nivelizim apo ndërhyrje. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit do të mbajnë takim në një aktivitet në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”, fshati Gorancë në Komunën e Hanit të Elezit, ora 10:00)

Kuvendi i Repulikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Akademia Tempulli organizon aksionin për dhurimin e gjakut, në shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. (Ambientet e Akademisë Tempulli, rruga Eduard Lir, nr. 158, Arberia në Prishtinë, ora 11:00)

Në kuadër të Javës Globale të ndërmarrësisë Kosova 2022 Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit të Kosovës organizon tryezë debatuese me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë Covid 19”. (Universiteti i Gjilanit, ora 11:00)

Në konferencën Ndërkombëtare "Arkeologjia e Ballkanit" prezantohen të dhëna të reja për qytetërimin e epokës së bronzit në Kosovë, kërkime Arkeologjike Nënujore në Liqene, etj. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:30)

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv Miodrag Milliqeviq mban konferencë për media lidhur me incidentin pranë bazës së njësive speciale afër Jarinjes. (Ora 13:00)

EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës do ta prezantojnë filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin ku pas lirimit të tij, arriti të riintegrohet me sukses në shoqëri. (Kino Armata, ora 14:00)

Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë për të krijuar hapësirën për sugjerime e ide të reja të përbashkëta në identifikimin e zgjidhjeve efektive për qytetarët dhe sektorin e Gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 17:30)

Hapet ekspozita ‘Më lër brenda, më lër jashtë’ e cila është një bërtimë e fuqishme, shpesh e ngjyrosur me një pëlhurë të empatisë, e personave me aftësi të kufizuara të cilët i mungojnë diskursit publik në Kosovë. (Ora 19:00)
 


MË SHUME NGA Në Fokus