10:25 / 17.11.2022
Betohen deputetët e rinj serbë|VIDEO
Afet Bela/ RTKlive
Pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kanë dhënë betimin deputetët e rinj nga komuniteti serb i Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha njoftuar për zëvendësimin e deputetëve.
Deputetët e rinj e që kanë zëvendësuar deputetët e dorëhequr nga Lista Serbe pas vendimit për targa të Qeverisë së Kosovës janë: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq, Ksenja Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq e Biljana Maksiq që vijnë nga Lista Serbe, kurse Cvetko Velkoviq është i vetmi deputet i ri që vjen nga partia Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.























