Kurti: Nuk kam përgjigje të re për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Kurti: Nuk kam përgjigje të re për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Afet Bela/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më shumë transparent.

“Që prej rifillimit të tij ne jemi treguar transparent para qytetarëve të Kosovës dhe publikut, kemi treguar gatishmëri për komunikim me partitë opozitare, por kemi treguar kujdes dhe maturi ndaj vet procesit të dialogut, duke mos e dëmtuar atë dhe as interesat tona”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka folur edhe për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, apo ‘Zajednicës’, nuk kam përgjigje të re. Marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk e kaluar Gjykatën Kushtetuese dhe praktikisht ajo e ka shpallur atë anti-kushtetuese”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme