13:49 / 17.11.2022
Sveçla: Pas dy muajve furnizohemi me pasaporta
V. Thaçi / RTKlive
Qytetarët e Kosovës po përballen me mungesë të pajisjeve me dokumente personale. Lidhur me këtë është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se në fund të këtij muaji qytetarët do të furnizohen me patentë-shoferë e letërnjoftime.
“Për shkak të mungesës së lëndës së parë për material të dokumenteve duke u thirrur në forcë madhore furnitori ka kërkuar afat shtesë të literimit, pra aktualisht Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë shofer dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta me gjithsej 73 mijë copë”, tha Sveçla sot në Kuvendin e Kosovës.























