Mehaj: 2547 ushtarakë të FSK-së u trajnuan vetëm gjatë këtij viti
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Mehaj: 2547 ushtarakë të FSK-së u trajnuan vetëm gjatë këtij viti

E.Hoti/RTKLive

2547 është numri i ushtarakëve të FSK-së të trajnuar vetëm gjatë këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i mbrojtjes , Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Mehaj tha se avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtje.

Ai ka sqaruar, se gjatë këtyre 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve të  FSK-së përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Në Fokus