Gratë tani punojnë në profesionet që rëndom i kanë bërë burrat |Video
BKT
Lajme

Gratë tani punojnë në profesionet që rëndom i kanë bërë burrat |Video

Donika Sherifi / RTK

Nga punët automekanike e deri te taksitë, tashmë këto dy profesione i kanë përvetësuar edhe gratë.

Ndonëse ende për disa mund të jetë e çuditshme që një femër të punojë në servisimin e veturave, një gjë e tillë nuk përbën aspak problem për Dorentinën.

Ani pse 6 vjet më parë, Dorentina Qerimi hezitoi për t’iu bashkuar botës së mekanikës, ajo sot mburret me profesionin e saj.

“Kur e kam filluar punën me babën më thoshin se ti je vajzë dhe nuk mund të punosh një punë të tillë, por edhe pse me hezitim ajo ka qenë njëfarë kënaqësie që s‘di si ta përshkruaj. Edhe sot e punoj këtë punë shumë me dashuri”, ka theksuar Dorentina Qerimi, mekanike.

Ndërkohë, femrat që e kanë profesion vozitjen e mjeteve të transportit po shihen më shpesh në timon.  E tillë është edhe Rabije Hoxha.

''Me këtë profesion merrem që 4 muaj. Më pëlqen vozitja, më është përshtatur ky profesion. I propozoj vajzave e grave që nëse u pëlqen pse jo të punojnë taksi. Ky profesion nuk ka gjini”, tha Rabije Hoxha, shofere e taksisë.

Ato u bëjnë thirrje grave tjera që pavarësisht paragjykimeve nga shoqëria, t'i ndjekin ëndrrat e tyre dhe mos të dorëzohen.


MË SHUME NGA Lajme