"Katar 2022" edhe online, eksluzivisht në kanalin e RTK-së në Gjirafa Video
RTKlive
Radio Televizioni i Kosovës edhe këtë vit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me platformën online GjirafaVideo për transmetimin e drejtpërdrejtë të Kampionatit Botëror "Katar 2022".
Radio Televizioni i Kosovës vjen me një super mundësi për të gjithë të apasionuarit e futbollit në Kosovë, duke i transmetuar edhe online të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror, në kanalin zyrtar të RTK-së,në platformën vendore gjirafavideo.com
Gjatë muajit të Kampionatit, përveç emocioneve të forta nga ndeshjet që do zhvillohen, e përveç që do jetë kampionati i fundit për Lionel Messin, e veçantë është se shikuesit e RTK-së do të mund të shikojnë ndeshjet kudo që ndodhen, online në kanalin e RTK-së në Gjirafa Video.
Kampionati Botëror fillon këtë të diel duke filluar nga ora 17:00, me ndeshjen në mes Katarit dhe Ekuadorit. Transmetimi i ndeshjeve do jetë vetëm për territorin e Kosovës.
Për të mos iu ikur asnjë ndeshje, shikuesit e RTK-së mund të regjistrohen (subscribe) në kanalin e RTK-së në gjirafaVideo në këtë link: https://video.gjirafa.com/rtk