Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncertin e radhës
Kulturë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncertin e radhës

Sh.Gashi / RTKlive

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka njoftuar se të dielën nga ora 20:00 do të mbajë koncertin e radhës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në këtë koncert nën dirigjimin e mjeshtrit Gridi Kraja do të interpretohen uvertura “Coriolan” nga L.V.Beethoven, “Koncert për piano në G-dur” nga M.Ravel me soliste Anila Aliu dhe premiera botërore e veprës “Epic Symphony” nga kompozitori Fatos Qerimaj.


MË SHUME NGA Kulturë