Miliçeviq: Ka mundësi për destabilizim të situatës në veri
Visar Shatrolli/RTK
(Plotësuar) Instituti Demokratik i Kosovës po mban diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”. Në këtë diskutim, po marrin pjesë Mimoza Kusari-Lila – LVV, Lulzim Peci – KIPRED, Miodrag Miliçeviq – AKTIV, amabasadorë të vendeve perëndimore të akredituar në Kosovë, e përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile në vend.
I pranishëm në këtë panel diskutimi mbi këtë temë ishte edhe Miodrag Miliçeviq nga Organizata Joqeveritare “Aktiv”.
Sa i përket çështjes së targave të automjeteve, ai tha se kjo është një gjë e rëndësishme për serbët lokalë.
Sipas tij, kjo çështje ka ndikuar shumë tek ata, ndonëse nuk ka ndodhur brenda natës.
“Kjo çështje ka ndodhur në mungesë të komunikimit të përbashkët”, u shpreh Miliçeviq.
Sipas tij, çka është me rëndësi në këtë moment, është eleminimi i të gjitha problemeve dhe të gjendet një zgjidhje për situatën në veri.
“Ekziston mundesi e madhe për destabilizim të situatës”, tha ai.
Peci: Plani-franko gjerman i ngjashëm me modelin e dy Gjermanive
Në këtë debat, fjalën e mori Lulëzim Peci nga KIPRED, i cili braktisjen e institucioneve nga ana e serbëve lokalë, e cilësoi si shfaqje.
Ai tha se kjo shfaqje, me dalje të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, tregon një fakt që Serbia dëshiron të krijojë një realitet të veçantë në veri të Kosovës.
“Ajo do që të krijojë një situatë në teren e cila pastaj do të teflektohet në negociatat e mëtejshme me Serbinë”, tha Peci.
Ish ambasadori i Kosovës u shpreh se Qevria e Kosovës ka bërë gabim që nuk e ka shtyrë edhe dhjetë muaj çështjen e targave.
“Qëllimi i Serbisë është të krijojë njëfarë autonomie për veriun. Ky teren është përgatitur për një kohë mjaft të gjatë”, tha ai.
Më tej, Peci deklaroi se ka parë disa verzione të planit franko-gjerman.
“Për aq sa kam parë, plani sillet në modelin e dy Gjermanive dhe njohjen përfundimtare e normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deklaroi Peci nga KIPRED-i.
Ai u shpreh se një verzion i planit është që njëra prej pikave të diskutimit, do të jetë Kisha Ortdokse Serbe dhe zbatimi i të gjitha marrëeshjeve që janë arritur deri më tani.
Kusari Lila: Plani franko-gjerman i ndarë në dy faza
Në këtë tryezë po diskutohet rreth situatës aktuale në raportet Kosovë-Serbi, me theks të veçantë, gjendjen brenda vendit, pas braktisjes së institucioneve në katër komunat në veri të vendit, nga ana e serbëve lokalë.
Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, tha se në Kosovë, ka pasur ndryshime në aspektin demokratik, ndërkohë që situatë e njëjtë nuk është edhe në Serbi.
Ajo deklaroi se procesi i mëparshëm nuk ka sjellë normalizim të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve. Përkundrazi, ajo tha se ka pasur kërkesa që janë rritur në peshë për Kosovën.
“Serbia po mundohet të prezantohet si vend që shtynë përpara procesin e integrimit dhe proceseve të tjera”, tha Kusari-Lila.
Ajo foli edhe për planin franko-gjerman, e për të cilin tha se plani nuk është i këtyre dy vendeve, por evropian, me mbqshtetje të SHBA-së.
“Çka mund t’ju them këtu është se plani përmbanë zgjidhjen finale, procesin e normalizimit të përgjithshëm të ndarë në dy faza. Faza e parë, të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura, por nuk e përmban njohjen reciproke”, shpjegoi Kusari-Lila.
“Faza e dytë përmbanë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”.
Ajod eklaroi se ka mbi katër muaj që Lista Serbe nuk merr pjesë në senaca të Kuvendit.
“Dhe aresyeja nuk është parimore, por ka të bëjë ekskluzivisht me një çeshtje, ruajtjen e Millan Radojoçiqit”.























