Osmani falënderon Pelosin për angazhimin dhe lidhjen e saj me Kosovën
BKT
Foto: Vjosa Osmani Twitter
Lajme

Osmani falënderon Pelosin për angazhimin dhe lidhjen e saj me Kosovën

M.Sh/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e falënderoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, për angazhimin dhe lidhjen e saj me Kosovën.

Osmani shkroi në Twitter se Pelosi është kampione e fortë e demokracisë dhe ka bërë histori me profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e pashoq, ndërsa shtoi se ajo është gjithashtu kampione e vërtetë e lidhjes së veçantë mes kombeve tona.

Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga ky rol. Politikania 82-vjeçarja nga Kalifornia, Pelosi, e cila ka shërbyer dy herë si kryetare, tha se do të mbetet në Kongres, duke përfaqësuar San Franciskon në Dhomën e Përfaqësuesve, siç ka bërë për 35 vjet.


MË SHUME NGA Lajme