Reja: Dua të provoj sa më shumë lojtarë të rinj
Sport

Reja: Dua të provoj sa më shumë lojtarë të rinj

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Eduardo Reaja, ka thënë se me miqësoret ai po do që të provojë sa më shumë lojtarë të rinj. 

Reja ka folur para ndeshjes që Shqipëria e luan kundër Armenisë. 

"Bëhet një vit e tri ditë që nga fitorja e fundit që kemi pasur me Shqipërinë. Më vjen shumë keq sepse nuk jam mësuar me rezultate të tilla. Armenia është një ndeshje e rëndësishme dhe paraqet një vlerë shumë të madhe për ne. Dua të provoj sa më shumë lojtarë të rinj dhe sigurisht edhe rezultati nuk duhet lënë mënjanë”, ka thënë ai. “Dua të provoj lojtarët e rinj, sidomos nga kampionati shqiptar janë 3-4 lojtarë që kanë treguar vlerat e tyre me Arabinë Saudite dhe Katarin dhe pres të bëjnë mirë në këtë takim. Është një ndeshje që paraqet rëndësi të madhe për ne”.


MË SHUME NGA Sport