Moti sot, reshje të shiut me intensitet e shtrirje të ndryshme territoriale
BKT
Foto: IHMK
Lajme

Moti sot, reshje të shiut me intensitet e shtrirje të ndryshme territoriale

M.Miftari/RTKLive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se reshjet e shiut, të cilat kanë filluar nga data 18.11.2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtunë, më 19.11.2022 deri të hënën, më 21.11.2022, me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale.

Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa veriore, qendrore, jugore dhe ajo lindore e vendit.

Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.


MË SHUME NGA Lajme