Chollet i kërkon Kurtit shtyrjen e afatit për targa
BKT
Foto: Albin Kurti/ Twitter
Lajme

Chollet i kërkon Kurtit shtyrjen e afatit për targa

Jeton Musliu/ RTKlive

Derek Chollet, Këshilltar në Departamentin e Shtetit në SHBA, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar shtyrjen e afatit për targa nga ana e Kosovës.

Një deklarim të tillë ai e bëri pas një  bisede telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm”, shkroi ai.

“Shtyrja e dënimeve për targa, mbajtja e hapur e derës për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në normalizimin e dialogut me Serbinë, ëahtë rruga më e mirë për të avancuar integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Për këtë bisedë, para diplomatit Chollet, ka njoftuar edhe Kryeministri Albin Kurti.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.

Kurti është pritur nga Chollet në prill të këtij viti në DASH, kur kryeministri po zhvillonte një vizitë zyrtare.


MË SHUME NGA Lajme