Kurti-Lajçak-Vuçiq takohen të hënën në Bruksel
Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel
(Plotësuar) Takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk pritet të mbahet të dielen e 20 nëntorit.
Burimë të informuara mirë nga pala evropiane në Bruksel, i kanë thënë RTK-së se takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet të hënën me 21 nëntor.
Ndonëse edhe më tej zyrtarisht kjo datë nuk është konfirmuar, paralajmërimet e zyrtarëve në Prishtinë e Bruksel ishin se takimi do të mbahet të dielën ose të hënën.
Ndërkohë, të hënën duhet të fillojë së zbatuari pjesa e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e veturave që janë ilegale ato - KM.
Vendimi parashikon fillimin e shqiptimit të gjobave për të gjithë ngasësit që në automjete kanë targa të tilla e jo ato të ligjshme- RKS.
Thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje për targat ka kërkuar BE-ja e SHBA, përmes zyrtarëve të lartë.
Të gjithë kanë deklaruar se Kosova ka të drejtë në heqjen e targave ilagele, por ata kanë kërkuar edhe dhjetë muaj kohë.
E në anën tjetër, serbët lokalë në veri të vendit, kanë braktisur institucionet e Kosovës.
Kështu, në katër komunat e Kosovës në veri të Republikës, me 18 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, meqë kryetarët e komunave kanë dhënë dorëhqeje.
E në anën tjetër, deputetët e Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, pas largimit, kanë vendosur të rikthehen, por të tjerë të kësja partie, që ishin në listë të pritjes.
Takimi mes Kurtit e Vuçiqit ‘me shumë gjasë’ do të mbahet nesër në Bruksel
Donika Sherifi/RTK
Nga Kryeministria bëhet e ditur se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke shtuar se kur të konfirmohet ky takim, do të bëhet e njohur edhe koha e takimit.
E lidhur me këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për medie, i cili kishte thënë se ky takim do të ndodhë së shpejti, duke dhënë megjithatë një kohë orientuese, se ky takim shpresohet tё zhvillohet para dhe jo pas datës 21 nёntor.























