“Katar 2022” në të gjitha platformat e transmetimit në RTK |Video
Foto: RTKlive
Në Fokus

“Katar 2022” në të gjitha platformat e transmetimit në RTK |Video

Jeton Musliu/RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që të sjellë tek shikuesit e vet, Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përveç në aspektin profesional, përgatitjet janë bërë edhe në aspektin teknik e teknologjik, që festa botërore e futbollit të vijë sa më këndshëm për shikuesit e Transmetuesit Publik.

Për 30 ditë sa do të zgjasë Kampionati Botëror në futboll, përveç ndeshjeve që do t’i transmetojë drejtpërdrejtë, RTK do të sjellë edhe shumë informacione të tjera rreth kësaj ngjarjeje të madhe sportive si dhe analiza e mysafirë të shumtë do të trajtojnë çdo aspekt të ndeshjeve.

Në fakt, kampionati Botëror do të fillojë të dielën (nesër), por RTK do të sjellë sonte emisionin  parë që do t’i kushtohet të gjitha përgatitjeve që janë bërë për këtë ngjarje të madhe sportive.

Në ditët e para të Kampionatit, RTK do të ofrojë deri në 14 orë transmetime të drejtpërdrejta, e ku do të jenë jo vetëm ndeshjet e futbollit, por edhe i gjithë programi pasues, përfshirë edhe emisionin “Fan Zone” në të cilin do të marrin pjesë rreth 35 të ftuar, pa përfshirë këtu edhe profesionistët e ndryshëm që do të analizojnë ndeshjet.

Bendi muzikor i RTK-së do të jetë pjesë e rëndësishme e programit maratonë do të zgjasë deri me 18 dhjetor.

Ndërkohë, edhe mediat e tjera në kuadër të RTK-së, kanë bërë përgatitjet përkatëse, që festa botërore e futbollit t’i ofrohet audiencës së gjerë.

Portali i RTK-së, rtklive.com, ka krijuar rubrikë të veçantë “Katar 2022” në të cilën do të publikohen të gjitha informacionet e fundit sa i përket ndeshjeve dhe të rejave rreth kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshjet në ekranin e RTK-së, këtë mund ta bëjnë edhe në platformën online.

RTK do të transmetojë për audiencën kosovare, të gjitha ndeshjet nëpërmjet platformat gjirafa.com, ku është krijuar kanal i veçantë.

Sigurisht, të gjitha informacionet si edhe emisionet rreth Kampionatit Botëror, do të jenë të publikuara edhe në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale si Facebook, Youtube e Instagram.

RTK ka menduar edhe për pjesën tjetër të audiencës që për arsye të ndryshme nuk mund t’i ndjekin ndeshjet as në TV apo as ato që transmetohen online.

Të gjithë dashamirësit e futbollit, ndeshjet mund t’i ndjekin nëpërmjet dy radiove, Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2,e ku stafi përkatës,  ka përgatitur programe të veçanta për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.


MË SHUME NGA Në Fokus