Haradinaj i kënaqur nga takimi me kongresmenin Torres
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Lajme

Haradinaj i kënaqur nga takimi me kongresmenin Torres

J.Musliu/RTKlive

“Kënaqësi”. Me këtë fjalë e ka përshkruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, takimin me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Ky i fundit ndodhet për vizitë disa ditësh në Kosovë. Ai është pritur në takime dhe nga kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, takimin me Torres e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, së cilës edhe ia ka bashkangjitur fjalën “kënaqësi”.

E ajo që bie më shumë në sy në këtë fotografi, është bluza e kongresmenit Torres, e ku shihen dy flamuj, ai i Kosovës dhe SHBA-së.

Kongresmeni Torres ka pasuar në këtë detyrë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Eliot Engel i cili është pensionuar kohë më parë.

 


MË SHUME NGA Lajme