Lokacion arkeologjik në Prizren |Video
Foto: RTKlive
Kulturë

Lokacion arkeologjik në Prizren |Video

Myrvete Axhami/RTK

Në Prizren tash e 8 vjet është zbuluar një lokacion i ri arkeologjik në zonën historike të qytetit. Ministria e Kulturës e Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, po merren me dokumentimin e të gjeturave të këtij lokacioni, ndërsa më së largu në muajin maj ky aset i trashëgimisë kulturore do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Në vitin 2014, kur po rregullohej sheshi i Lidhjes së Prizrenit, punëtorët hasën në këtë lokalitet arkeologjik. Për tetë vjet asgjë nuk është punuar për funksionalizimin e tij. Kjo gjendje i ka penguar qytetarët.

Për gjendjen disavjeçare të këtij aseti të trashëgimisë kulturore, shpeshherë ka reaguar edhe shoqëria civile.

Por këto ditë, Ministria e Kulturës së bashku me qendrën rajonale të trashëgimisë kulturore, kanë ndërmarrë hapa për funksionalizimin e tij.

“Ky lokacion ka një vlerë të veçantë për Prizrenin dhe pritet të jetë atraksion i ri turistik”, thotë arkeologu Vesel Hoxhaj.

Jona Hoxha, zëdhënëse e komunës së Prizrenit,  ka njoftuar se Drejtoria e Urbanizmit është në fazën e dhënies së lejes për punimet në këtë lokacion të rëndësishëm.

Ky projekt synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.


MË SHUME NGA Kulturë