Konjufca nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Vatrën
BKT
Lajme

Konjufca nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Vatrën

Arlinda Sejda / RTK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi organizatën Vatra,

Me këtë rast kreu i Kuvendit, Konjufca ka falënderuar Vatrën për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Jeni gjithë të mirëseardhur në Kuvendin e Kosovës, jemi të gëzuar me këtë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit dhe Vatra-s, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kontributin e vet për kombin shqiptar dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka çka ka qenë e mirë dhe e nevojshme për popullin tonë”, tha konjufca.

Në anën tjetë, kryetari i organizatës Vatra, Elmi Berisha tha se është koha që të kanalizohen energjitë tona.

 “Kjo energji duhet të përdoret në Uashington, Nju Jork dhe në të gjitha institucionet e tjera. Ndihem i privilegjuar sepse ‘Vatra’ që 110 vjet është munduar ta ndihmojë Kosovën me mënyrat e veta”, tha Berisha.

Përmes këtij memorandumi Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete, duke pasur parasysh pikat e interesit të përbashkët. Kuvendi do të mbështes aktivitetet e kësaj Federate dhe promovimin e tyre, ndërsa Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të Kosovës.
 
Sipas Memorandumit po ashtu Federata Pan-Shqiptare “Vatra” do të shërbejë si promovuese dhe garantuese e hapësirave dhe mundësive që ofron ekonomia dhe tregu i Republikës së Kosovës për komunitetet shqiptaro-amerikane të biznesit në Amerikë, ndërsa Kuvendi i Kosovës dakordohet të bashkëpunojë në fushën e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, ekonomisë dhe biznesit, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, gjithmonë duke pasur primare interesat kombëtare dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me politikën e SHBA-ve dhe BE-së.


MË SHUME NGA Lajme