Prokuroria e Speciales refuzon t’i pranojë si dëshmi masakrat në Kosovë
BKT
Lajme

Prokuroria e Speciales refuzon t’i pranojë si dëshmi masakrat në Kosovë

E.Hoti/RTKlive

Avokatët dhe ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë, së bashku kanë dërguar një listë prej 135 faktesh të ndërlidhura me krimet e kryera nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë.

Por, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, nuk është pajtuar me një listë të tillë krimesh, duke kundërshtuar që ato të merren parasysh nga gjykata si fakte.

Një shkresë të ekipeve të mbrojtjes, e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale, shkruan se Zyra e Prokurorit të Specializuar, e drejtuar deri para pak ditësh nga Jack Smith, nuk është pajtuar me listën që fakton 135 masakra.

Me 10 nëntor 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka informuar mbrojtësit e të akuzuarve  se ajo nuk do të pajtohet me faktet e propozuara nga propozimi i përbashkët i mbrojtjes.

Në këtë listë të parashtruar të mbrojtjes janë përmendur masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz, masakra e Reçakut, e Çikatovë së Vjetër dhe masakra e Mejës.


MË SHUME NGA Lajme