Abbott: Urgjent përparimi drejt marrëveshjes për normalizim
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Pas dështimit që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave në Bruksel, ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ai e ka quajtur zhgënjyes faktin që nuk u arrit një marrëveshje derisa ka thënë se situata paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë.
“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, ka shkruar Abbott në Facebook.
























