Gërvalla: Kosova mbetet e përkushtuar për dialog
BKT
Lajme

Gërvalla: Kosova mbetet e përkushtuar për dialog

V. Thaçi / RTKlive

Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Twitter, ajo ka shtuar se përkushtimi për dialogun mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta, me njohjen reciproke në qendër.

“Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme