“Toka brenda meje” shfaq premierën në Tallin Black Nights të Estonisë
Foto: QKK
Kulturë

“Toka brenda meje” shfaq premierën në Tallin Black Nights të Estonisë

Sh.Gashi / RTKlive

Filmi shqiptar “Toka Brenda Meje” , ka shfaqur premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni,

Festivali Tallin Black Nights është njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i cili ka filluar më 11 nëntor 2022 dhe do të përmbyllet me datën 27.

Filmi përcjellë Remon, i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Në rolet kryesore luajtën: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Luan Jaha, Arta Muqaj, Armend Smajli, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.


MË SHUME NGA Kulturë