Mehaj takon udhëheqësin e komitetit ushtarak të NATO-s
V. Thaçi / RTKlive
Gjatë vizitës në Kanada, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar udhëheqësin e komitetit ushtarak t’ NATO-së, Admiral Rob Bauer të cilin e ka informuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
Mehaj e ka njoftuar atë se Kosova është pjesë e grupit të kontaktit në mbrojtje të Ukrainës. Ministri i Mbrojtjes ka folur gjithashtu edhe për përgatitjet që është duke i bërë FSK-së, për ushtrimin më të madh fushor "Defender 23", derisa ka ripotencuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE.
"Në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, njoftova Bauer që jemi në koordinim të plotë me KFOR-in dhe partnerët tanë, dhe se ne jemi duke ngritur kapacitet tona vazhdimisht, duke qenë të aftë jo vetëm ta mbrojmë vendin, por edhe të marrim pjesë në misione paqeruajtëse me partnerët tanë ku do që kërkohet", ka shtuar Mehaj në Facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se, synimi është anëtarësimi në NATO dhe BE, "të gjitha prokurimet tona realizohen me standarde të NATO-së dhe në bashkëpunim të ngushtë me NALT".
Gjithashtu ai tha se janë duke vazhduar përgatitjet për "Defender 23", ushtrimin më të madh fushor.
Bashkëpunimi ynë do të jetë gjithmonë në nivelet më të larta, ka shkruar ministri Mehaj në rrjetin social Facebook.























