06:12 / 22.11.2022
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Italisë, viziton Kosovën
A.Bela / RTKlive
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpret sot në Kosovë, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani.
"Të dy ministrat do të zhvillojnë takime bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do mbajnë edhe konferencë për media", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.























