06:05 / 23.11.2022
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Valdete Çollaku organizatore e vrapimit të nëntorit “Vrapo kuq e zi”.
Kurse mysafire tjetër do të jetë Anila Aliu, pianiste.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga “Tregu i Gjelbër”, ku do të flitet për çmimet në tregun e gjelbër.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së























