Osmani: Zgjedhjet në veri do të mbahen, KQZ është gati
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani: Zgjedhjet në veri do të mbahen, KQZ është gati

M.Sh/RTKLive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takimin konsultativ me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit. Sipas presidentes, KQZ është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët, siç tha Osmani, pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit.

Në një njoftim për media thuhet se presidentja Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike, ka mbajtur takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit.

Presidentja ka thënë se do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore.


MË SHUME NGA Lajme