Xhaferi: Avancim marrëdhëniesh Kosovë- Maqedoni e Veriut
Lajme

Xhaferi: Avancim marrëdhëniesh Kosovë- Maqedoni e Veriut

Besnik Iseni/RTK/Shkup

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka realizuar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, në përbërje të deputetëve: Haki Abazi, Yllza Hoti, Fitore Pacolli dhe Time Kadrija.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përmes një kumtese, ka theksuar se "kjo vizitë paraqet avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral konstruktiv ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Kosovës”.

 Kryepalamentari Xhaferi ka përsëritur  përkrahjen e fuqishme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe mbështetjen për arritjen e marrëveshjes mes  Kosovës dhe Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme