Për çështjen e targave, Abbott në takim me presidenten Osmani |Foto
Foto: Nicholas Abbot/Facebook
Lajme

Për çështjen e targave, Abbott në takim me presidenten Osmani |Foto

J.Musliu/RTKlive

Paralelisht me takimin në Bruksel, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak, emisarit Special të BE-së për dialogun, për gjetjen e një zgjidhjeje për targat, një angazhim i shtuar i diplomatëve ndërkombëtarë po vazhdon edhe në Prishtinë.

Këtë herë është ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka njoftuar se sot është takuar me presidenten Vjosa Osmani, raporton RTKlive.

“Kisha sot diskutim pozitiv me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale”, shkroi ambasadori britanik në llogarinë e tij në Facebook.

 “Zgjidhja e çështjeve të menjëhershme është thelbësore për Kosovën, që të arrijë synimet e saj afatgjata”, deklaroi ambasadori Abbott.

Intensifikimi takimeve për targat është shtuar sidomos pasi Qeveria e Kosovës e ka zgjatur edhe për 48 orë, mos zbatimin e vendimit që qytetarët që bartin në veturat e tyre targat ilegale KM, të gjobiten.