Bislimi: Marrëveshja i hap dyert rreth planit të propozuar të BE-së|Video
RTKlive
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, në një deklarim për RTK –në, ka thënë se marrëveshja e sotme i hap të gjitha dyert që të fillohet me biseda intensive rreth planit të propozuar nga BE-ja e të mbështetur nga Gjermania e Franca.
Sipas marrëveshjes së sotme, Bislimi tha se Serbia do të pushoj me riregjistrimin e veturave me targa KM, kurse Kosova do ta suspendoj vendosjen e gjobave.
Bislimi, në një lidhje direkte nga Brukseli, tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, së shpejti do t’i ftojë Kurtin e Vuçiqin në një takim.
“Tani, Borrell do t’i ftojë shumë shpejt të dy liderët që të fillojnë bisedat intensive rreth propozimit të tij dhe me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, është shprehur Bislimi për RTK –në.