Hapet ekspozita e përbashkët e krijueseve shqiptaro-gjermanë|Video
Kulturë

Hapet ekspozita e përbashkët e krijueseve shqiptaro-gjermanë|Video

Sh.Gashi / RTKlive

Në Emmendingen të Gjermanisë u hap ekspozita e përbashkët e krijueseve shqiptaro-gjermanë. Ekspozita u organizua në Sparkase, ndërsa prezenca e shumë figurave të njohura nga jeta politike e qytetit, por edhe ish përfaqësues politik në Bundestag e figura të tjera, e madhështuan ngjarjen.

Ekspozitën e shpalli të hapur nikoqiri Hirschbolz, drejtor i bankës i cili me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit.

Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje e sidomos shoqatën "Yjet e Kosovës" në Emmendingen dhe Tahir Shabanin për bashkëpunim të ngushtë.

Begatia e programit ishin këngët e përzgjedhura dhe të interpretuara për mrekulli nga Taluanta Shabani dhe Buqe Ibrahimi të përcjella nga Ardian Ibrahimi e Nisa Metlillo.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Kulturë