Organizohet “Festivali i Plisit”
Kulturë

Organizohet “Festivali i Plisit”

Sh.Gashi / RTKlive

Organizatës Jo-Qeveritare “Me Dhe Për Kulturën”, ka njoftuar se “Festivali i Plisit”, do të mbahet me datën 28 Nëntor në Sheshin “Skënderbeu” në orën 13:30 në Prishtinë.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës.

“Mishërimi i të rinjve me elementet më kryesore të trashëgimisë tonë kulturore nuk guxon të zbehet dhe të rinjtë tanë nuk duhet t’i shohin këto elemente vetëm si diçka nga e kaluara dhe jo të rëndësishme për promovim tek të tjerët. Të rinjtë tanë duhet të jenë të vetëdijshëm që ne kemi një simbol kulturor tradicional shumë të veçantë si puna e plisit, që jo rastësisht cilësohet dhe mund të konsiderohet si ndër kapelat më të veçanta ekzistuese, që prej simbolikës historike që ngërthen në vete, mënyrës së përpunimit (materialit prej leshit të përdorur për ta mbuluar kokën) e deri tek shtrirja e gjerë e përdorimit në trojet shqiptare dhe jo vetëm”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë