LDK kundërshton uljen e pagave për prokurorë e gjyqtarë
Foto: RTKlive
Lajme

LDK kundërshton uljen e pagave për prokurorë e gjyqtarë

M.SH/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kundërshton vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në një konferencë për media, koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në LDK, Shkëmb Manaj tha se ulja e pagave në sistemin e drejtësisë ndikon negativisht në rritjen e përformancës, por dhe rritë korrupsionin në këtë sistem.

“Ata gjyqtarë e prokurorë që kanë integritet do ta lëshojnë sistemin e drejtësisë. Po ashtu ulja e pagave  stimulon korrupsionin në këtë sistem në kohën kur ne duhet ta luftojmë atë, e jo ta stimulojmë”, deklaroi Manaj, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës është e vetmja në botë që në kohë të inflacionit i zvogëlon pagat.

“Ulja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është njëra nga goditjet më të mëdha të kësaj qeveria që i ka dhënë institucioneve të pavarura kushtetuese”, u shpreh ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës një ditë më parë shfuqizoi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj, duke zvogëluar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, duke lënë ashtu siç kanë qenë para vendimit të vitit 2017.


MË SHUME NGA Lajme