Szunyog i befasuar me uljen e pagave në sistemin e drejtësisë
Foto: RTKlive
Lajme

Szunyog i befasuar me uljen e pagave në sistemin e drejtësisë

J.Musliu/RTKlive

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjykatësit dhe prokurorët, ka reaguar Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në një postim në Twitter, ai tha se është i befasuar nga ky vendim.

“Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i ulur dukshëm pagat e gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Szunyog.

Sipas tij, financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurë themele të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit integrues në BE.

Qeveria, në mbledhjen e djeshme, e ka proceduar për miratim në Kuvend Projektligjin për Paga, por paraprakisht ua ka ulur pagat gjyqtarëve e prokurorëve.


MË SHUME NGA Lajme