Drejtori i BKK-së rrëfen për sfidat e bibliotekës dhe projektet|Video
Foto: RTKlive
Kulturë

Drejtori i BKK-së rrëfen për sfidat e bibliotekës dhe projektet|Video

K.Kasumi/ RTKlive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” sot shënon 78-vjetorin e themelimit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ishte Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me ç’rast, me rastin e kësaj dite, organizohet një ceremoni solemne dhe hapet një ekspozitë.

Gajraku deklaroi se biblioteka ka nisur punën me një grumbull të vogël librash e tash ka një koleksion të mbi dy milionë njësive mediatike që janë shumë për t’i menaxhuar, përpunuar dhe për t’i bërë të qasshme për publikun.

“Po flasim për 78 vjet punë të bibliotekës, prej kur në vitin 44 është nisur me një grumbull të vogël librash, të krijohet kjo ideja për të formuar një bibliotekë në nivel Kosove. E tash e 78 vjet, kur po flasim për një koleksion të mbi dy milionë njësive mediatike që janë shumë për t’i menaxhuar, përpunuar dhe për t’i bërë të qasshme për publikun, sot është dita të bëhet një bilanc për të analizuar dhe për të menduar se çfarë ka arritur Biblioteka Kombëtare e Kosovës”, tha ai.

Ai tha se biblioteka është duke u mentoruar nga një ekspertizë amerikane.

“Ajo që dëshiroj të them në kuptimin e një dosje dokumentësh që duhet t’i ketë një bibliotekë, jemi jashtëzakonisht mirë, sepse po flasim për këta 20 vjet e këto 7-8 vjet ku gjithë puna në bibliotekë është mentoruar në njëfarë forme nga një ekspertizë amerikane, e cila ka ardhur me ndihmën e Ambasadës Amerikane. Deri janë mbi 60 ditë punë të ekspertëve amerikanë. Kanë punuar në draftimin e planeve strategjike, se kah biblioteka duhet të shkojë. Nëse i referohemi këtij dokumentacioni, është njëfarë udhe kah duhet dhe çfarë duhet të bëjë biblioteka”, shtoi ai.

Ndërkaq sa i përket mungesës së lexuesve në bibliotekë ai dha detajet pse po vjen deri te kjo.

“Janë disa faktorë që kanë ndikuar në mungesën e rritjes së numrit të lexuesve, përdoruesve në bibliotekë. E para, biblioteka nuk është ende gati të japë shërbime në kuptimi të një biblioteke digjitale që ka një platformë të cilëm lexuesit/përdoruesit  mund të kenë qasje e mund ta përdorin literaturën. Bibliotekës i ka mbetur databaza elektronike që i merr dhe huazon falas për studiues e studentë. Janë rregulluar infrastrukturat e secilës biblioteke të fakulteteve. Studentët shohin mundësinë që të shërbehen me bibliotekën e katedrës dhe fakultetit të vet që të lëvizin shumë lehtë në ligjërata - bibliotekë. Ndoshta ky dhe mund të jetë një faktor tjetër që infrastruktura e bibliotekës tanimë është degradur në njëfarë formë se nuk kemi ende investime në fushën e infrastrukturës, që u mundëson lexuesve një komoditet më të madh”, shtoi Gajraku.


MË SHUME NGA Kulturë