Kurti takoi ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana
Lajme

Kurti takoi ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana

V.Thaçi /RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar në Madrid, ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Pas privilegjit të një vizite me Javier Solana në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, ku ai është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare, kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë, njofton Qeveria.

"Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e Solanës, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës", thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

Kryeministri Kurti po qëndron në kryeqytetin spanjoll si pjesëmarrës në Kongresin e Internacionales Socialiste, në cilësi të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.


MË SHUME NGA Lajme