Konjufca e Xhaçka koordinohen për aktivitetet ndërinstitucionale
Foto: Kuvendi i Kosovës
Lajme

Konjufca e Xhaçka koordinohen për aktivitetet ndërinstitucionale

B. H. / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë. Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit, derisa ministrja Xhaçka e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.​


MË SHUME NGA Lajme