Galica: Datat e Nëntorit, bazament të themelit të lirisë sonë | Video
Kulturë

Galica: Datat e Nëntorit, bazament të themelit të lirisë sonë | Video

Valjete Shala /RTK

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka shënuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit, përvjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari.

Shyqri Galica, kryetar Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, theksoi rëndësinë e këtyre datave.

“Këto data janë bazament të themelit të shoqërisë sonë. Figura e Adem Jasharit dhe ushtria u bënë themel i lirisë sonë. Në këtë takim kemi kënaqësinë t’i nderojmë këto figura dhe data që në historinë tonë do të mbeten të pavdekshëm”, ka thënë Galica.

Këto data mbesin pjesë e rëndësishme e historisë së kombit tonë, derisa çdo vit ato kujtohen e zhvillohen me aktivitete të shumta.


MË SHUME NGA Kulturë