09:19 / 26.11.2022
Nga sot rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për qarkullim, për 6 javë
N.Mekolli /RTKlive
Duke filluar nga sot e deri më 8 janar, rruga “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, do të jetë e bllokuar për qarkullim.
Kjo po bëhet meqë kanë filluar përgatitjet për dekorimin e qytetit, për festat e fundvitit, njofton Komuna e Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftimin e komunës.