Dita e Flamurit, Mehaj: Së bashku jemi më të fortë!
N.Mekolli /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar sot disa foto nga aktivitetet aktuale të realizuar së bashku me “vëllezërit dhe motrat tona” të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Aim në një postim në Facebok, ka postuar 28 fotografi për nder të 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”m shkruan Mehaj.
Ai në këtë postim ka publikuar 28 fotografi “për 28 Nëntorin tonë të përbashkët!”
“Së bashku jemi më të fortë!”, shkruan Mehaj.