Haxhiu: Shtyrja e provimit të jurisprudencës, lajm i keq|Video
Qendresa Duraku/RTK
Derisa gjyqtarëve e prokurorëve po u bëhet thirrje të jenë më të ashpër në raport me dhunën mbi baza gjinore, atyre ditë më parë Qeveria e Kosovës përmes shfuqizimit të një vendimi, ua uli pagat.
Këtë vendim e mbrojti sot sërish ministrja Haxhiu, derisa shkresën e Këshillit Gjyqësor për shtyrjen e provimit të jurisprudencës ajo e ka quajtur lajm të keq.
Sipas saj, sistemi i drejtësisë duke menduar që po e godet Qeverinë është duke i goditur kandidatët.
“ Nuk është lajm i mirë dhe në radhë të parë kjo është në kundërshtim me interesat e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për t’ju nënshtruar këtij provimi. Sistemi i drejtësisë duke menduar që po e godet Qeverinë është duke i goditur kandidatët, qytetarët e këtij vendi . Ne kemi marrë një shkresë nga ana e kryesuesit Zogaj që të shtyhet ky provim për shkak të situatës aktuale që ndërlidhet me vendimin e paligjshëm që Qeveria jonë e ka shfuqizuar sepse ishte i paligjshëm”, tha Haxhiu.