Kurti: Duhet të jemi më shpesh bashkë dhe jo vetëm në festa|Video
Foto: Donika Sherifi
Lajme

Kurti: Duhet të jemi më shpesh bashkë dhe jo vetëm në festa|Video

RTKlive

(E plotësuar) Nën intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit të Kosovës, ka filluar në Tiranë punimet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, organizuar për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij përshëndetëse, në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, organizuar për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, foli edhe për të arriturat e përbashkëta.

Kurti tha se pas abetares së përbashkët po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik, por edhe për lidhjen e portit të Durrësit me Portin e Thatë të Prishtinës dhe linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Sipas tij, ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambeturi atëherë dhe janë edhe sot.

“Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për të kontribuar. Hapësira jonë publike, politika, kultura e ekonomia, nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta, kalaja ku e vëmë të gjithë nga një gur.”, tha Kurti.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara sot është anëtare e NATO-s, ka nisur negociatat me BE dhe ka ecura para në shumë fusha. “Urojmë që sukseset e Shqipërisë të mos u ndalen por vetëm t’u shtohemi çdo ditë, jam i bindur se ashtu siç gëzohemi ne edhe Shqipëria gëzohet për Kosovën”, tha Kurti.

“Kemi tashmë Abetaren e përbashkët, dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik, teksa ministritë e Arsimit bashkëpunojnë dita ditës për avancim në këtë fushë kyç për zhvillimin tonë kombëtar. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërinë, dhe po punojmë drejt unifikimit të sistemit doganor e tatimor. Kemi financuar së bashku me Qeverinë e Shqipërisë fizibilitetin për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e cila do ta lidhë Durrësin, portin e Shqipërisë e të Kosovës, me portin e thatë në Prishtinë të Shqipërisë e të Kosovës. Ai do të jetë bash në qendër të Ballkanit, pranë udhëkryqeve ku lidhet veriu e jugu, lindja e perëndimi i gadishullit tonë”, tha Kurti.

 

Rama: Marrëdhëniet tona jo vetëm të shkëlqyera, por dhe produktive

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryeministri Edi Rama tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë vetëm të shkëlqyera, por edhe produktive. Rama kërkoi që dy shtete t’i japin vendin e duhur në libra dhe hapësirat publike 40 firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së shqiptarëve.

“Sot nuk mund të lihet pa kujtuar se historia jetësore e 40 firmëtarëve të pavarësisë përshkruhet nga funde tragjike në kontrast ekstrem me shkëlqimin e artë të firmës së tyre në deklaratën e pavarësisë. Të gjejmë një qasje t’i hapim një rrugë vendosjes aty ku duhet në libra dhe në hapësira të përbashkëta të atyre 40 burrave pa të cilët nuk do të dihet si do ishin ne më pas”m tha Rama, transmeton rtsh.al.

Sipas tij, shqiptaret nuk kanë qenë kurrë me mirë në raport me të huajt, por përsëri edhe sot unë nuk besoj se shqiptarët janë më  mirë në raport me vetveten.

“Kosova nuk do pres aq sa ka pritur për t’u njohur dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të organizimit të botës ku ne jetojmë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë vetëm të shkëlqyera por janë edhe produktive më shumë seç kanë qenë ndonjëherë. Mjafton të shohim të dhënat e shkëmbimeve tregatre apo lirinë e lëvizjes që deri dje dukej e pamundur, apo abetaren e përbashkët, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik”, tha Rama.

Konjufca: 28 nëntori është dita e të gjithë shqiptarëve

Nën intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit të Kosovës, ka filluar në Tiranë punimet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, organizuar për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Kjo njëherësh është mbledhja e parë që të dy parlamentet mbajnë së bashku, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të bashkëpunimit në historinë e parlamentarizmit në të dyja shtetet.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij përshëndetse, tha se 28 nëntori është dita e të gjithë shqiptarëve dhe se të dy vendet kanë aspirata të përbashkëta drejt BE.

 “Kur ishim të shtypur dhe nën terrorin jugosllave, popullin tonë të pamposhtur e mbajti gjallë lidhja e fuqishme me 28 nëntorit dhe dashuria për kombin dhe gjuhën tonë shqipe. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë për kombin tonë. Së pari ishin ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb”, tha Konjufca.

Sipas tij, sot Shqipëria është anëtare r NATO-s dhe vend kandidat për në BE, ndërsa Kosova aspiron anëtarësimin në BE. Të dy vendet janë në krahë të miqësisë së thellë dhe të përhershme të SHBA-së.

“Lufta e lavdishme çlirimtare e popullit tonë e largoi okupatorin serb nga Kosova dhe kjo i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse një shekull më parë Lidhja e Prizrenit i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. 

Hasan Prishtina e Shaban Polluzha, Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti e Fehmi Lladrovci, e të gjithë dëshmorët tanë, luftuan e ranë për lirinë e kombit shqiptar meqë në zemër e kishin 28 nëntorin”, tha Konjufca pos tjerash.

Nikolla: Sa më shumë të koordinohemi aq më shumë përparojmë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo njëherësh është mbledhja e parë që të dy parlamentet mbajnë së bashku, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të bashkëpunimit në historinë e parlamentarizmit në të dyja shtetet.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, në fjalën e saj përshëndetëse tha se kjo është një ditë e bekuar dhe se bashkësia shqiptare në rajon duhet të bashkëpunojë më shumë për të krijuara jo vetëm një të ardhme më të mirë për shqiptarë por për të gjithë rajonin.

 “Ditë e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja, për herë të parë jemi bashkë për të festuar ngritjen e flamurit. Dikur as si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment për shkak të pengesave të historisë. Shqipëria dhe Kosova janë sot dy shtete të pavarura me miq dhe aleatë të mëdhenj dhe me aspiratë të përbashkët drejt Brukselit”, tha Nikolla, transmeton rtsh.al.

Sipas saj, sfidat e shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta dhe përballen me projekte të përbashkëta.

“Sa më shumë të koordinohemi aq më shumë përparon bashkësia shqiptare në Ballkan. Sa më e qëndrueshëm bashkësia shqiptare as më i qëndrueshëm do të jetë Ballkani dhe Europa. Dy Kuvendet tona duhet të japin kontribut në fushën e legjislacionit për një jetë më të mirë”, tha Nikolla.

Spiropali: Në dy anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend tha flamuri i Be do valëvitet në Shqipëri dhe Kosovë. Spiropali shtoi se regjimi i vizave në Kosovës është absurde dhe Shqipëria do jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë absurde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugosllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”, tha Spiropali, transmeton rtsh.al.

LIVE|Nis mbledhja e përbashkët e kuvendarëve të Kosovës e Shqipërisë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë nisi mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve iu adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Deputetët e Kosovës hynë në Kuvendin e Shqipërisë |Video

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tanimë kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku edhe do të mbahet mbledhja e përbashkët.

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në Tiranë kanë arritur deputetë të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët.

E diela e 27 nëntorit i bënë bashkë kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Përshëndeten kryeministrat, Rama e Kurti 

Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama, përshëndeten në prag të fillimit të mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve të të Kosovës dhe Shqipërisë, për të shënuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe monument

110 vjetori i Pavarësisë, bashkon sot kuvendarët e Kosovës e Shqipërisë

N.Mekolli /RTKlive

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

E diela e 27 nëntorit i bënë bashkë, nga ora 10:00, kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë:


MË SHUME NGA Lajme