110 vjet shtet shqiptar
Foto: RTKLive
Në Fokus

110 vjet shtet shqiptar

RTKlive

Në Vlorë, si sot para 110 vjetëve, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.

Qeveria e Ismail Qemalit nuk pati jetë të gjatë. Pas rreth një viti, u detyrua të tërhiqet dhe në vend të saj,u krijua një Qeveri që drejtohej nga një princ i huaj, i caktuar nga Fuqitë e Mëdha.

Në aspektin territorial, Shqipëria u godit edhe më shumë se sepse ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë.

Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i tkurrur  kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

 


MË SHUME NGA Në Fokus