Kurti: 28 Nëntori është festë e shumëfishtë e kombit shqiptar|Video
Fot/ RTKlive
Lajme

Kurti: 28 Nëntori është festë e shumëfishtë e kombit shqiptar|Video

Afet Bela/ RTKlive

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 nëntorit, Kryeministri Albin Kurti ka pritur në orët e mbrëmjes personalitetet më të larta të vendit, dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti tha se duke kujtuar këtë datë historike dhe cmimin e paguar të sakrificës nga personalitetet historike që i lidh 28 nëntori, Shqipëria e Kosova kanë sfida përpara, por me punë e orientim të palëkundur evorpian,bashkë do të fitojmë.

Kryeministri Kurti tha se festa e 28 nëntori është festë e shumëfishtë dhe me kuptim të shumëfishtë e kombit shqiptar.

“28 Nëntori është data e ardhjes së Skënderbeut në Krujë me flamurin e kuq e shkabën e zezë dy krenare në mes, 28 Nëntori është data e Ismajl Qemajlit në Vlorë e shpalljes së pavarësisë së në prag të luftërave Ballkanike dhe 28 Nëntori është data e Adem Jasharit në Prekaz dhe e kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe bashkim”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Sipas tij shqiptarët janë komb liridashës. ”Ne e duam kombin tonë dhe nuk e urrejmë asnjë komb tjetër”, tha Kurti.

”Sot kujtojmë të arriturat dhe sukseset, sot kujtojmë edhe çmimin e paguar dhe sakrificën e bërë. Është e panumërt lista e personaliteteve dhe figurave historike që i lidh 28 nëntori, lista e atyre grave dhe burrave që u vetmohuan e kontribuan që ne të jetojmë të lirë. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë shumë histori që u vie prapa dhe shumë sfida që i presin përpara. Mirëpo me punë të pa ndalur e angazhim të pa epur dhe orientim të palëkundur evropian dhe euroatlantik bashkë do të fitojmë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se kurrë nuk do të punojmë për të përjashtuar të tjerët, por vetëm duke përparuar për të mirën e vendit.


MË SHUME NGA Lajme