Aliu e Sveçla në veri për të parë asfaltimin në Jasenovik dhe Syriganë
Foto: Liburn Aliu/Facebook
Lajme

Aliu e Sveçla në veri për të parë asfaltimin në Jasenovik dhe Syriganë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Dy ministra të kabinetit qeveritar, Liburn Aliu e Xhelal Sveçla kanë vizituar komunat veriore në Republikën e Kosovës. Dyshja qeveritare kane qëndruar në Zubin Potok e Leposaviq.

Siç ka bërë të ditur ministri Aliu, aty ishin për të parë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që sipas tij do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal.

“Po ashtu vizituam Cerajën, Koshtovën, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”, ka shkruar, Aliu.

Ai ka thënë se përkushtim i tyre në angazhimin e përditshëm është jetesa më e mirë për të gjithë qytetarët në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

Ndërkohë, sipas  Vetëvendosjes, për herë të parë Qeveria shtron rrugët që lidhin fshatrat në veri të vendit.


MË SHUME NGA Lajme