BE dakordohet për liberalizim të vizave për Kosovën
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

BE dakordohet për liberalizim të vizave për Kosovën

Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel

(Plotësuar) Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё pёr për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Konform mandatit tё miratuar, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, thuhet ne komunikatën pёr shtyp lёshuar nga BE.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky lidhur me kёtё vendim ka vlerësuar se heqja e vizave po bёhet falё përpjekjeve tё Kosovёs nё forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimit të migracionit dhe të sigurisё.

Ai shpreson qё ky bashkëpunim i mirë, vetëm sa do të forcohet edhe në të ardhmen.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë sё shpejti marrëveshjen me Parlamentin Evropian për ta shndërruar premtimin nё realitet”, ka porositur shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavsky.

Sipas mandatit tё miratuar, heqja e vizave do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast, jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Bashkimi Evropian, ndryshe shpreson qё sistemi ETIAS tё bёhet funksional deri nё nёntor tё vitit qё vjen, e nё kёtё rast nuk duhet pritur janarin e vitit 2024, sepse bashkë me ETIAS hynë në fuqi edhe liberalizimi i vizave.

Sot pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorёt  e vendeve anëtare tё Bashkimit Evropian pritet qё tё mёrkurёn tё votojnё nё lidhje me propozimin e fundit tё presidencёs çeke pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn sipas tё tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi kur sistemi ETIAS bёhet funksional, e jo mё vonё se më 1 janar tё vitit 2024.

Ky votim ishte paraparё tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatёs nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.

Sipas tekstit tё cilin do ta votojnё ambasadorёt, në periudhën deri në fillimin efektiv të liberalizimit të vizave Kosova duhet të synoj lidhjen e marrëveshjeve tё riatdhesimit me shtet me tё cilat nuk ka aranzhime tё kёtilla, si dhe duhet tё përmbushë detyrimet e dala nga kёto marrёveshje, raporton RTK.

Gjithashtu, nga vendi do të kёrkohet qё tё përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Votimi nё nivel tё ambasadorёve pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.

Njёkohёsisht, presidenca çeke nё dokument rikujton rëndësinë që shtetet anëtare i kushtojnë hyrjes efektive në funksionimin e ETIAS brenda afateve të përcaktuara, dhe fton shtetet anëtare të vazhdojnë përpjekjet e tyre përgatitore për të siguruar respektimin e afateve të dakorduara.

Ndryshe, nё rast se sistemi ETIAS bёhet funkisional nё afatin e dakorduar, pёrkatёsisht nё nёntor tё vitit 2023, atëherё njёkohёsisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave pёr Kosovёn.


MË SHUME NGA Lajme