Sonte në kino Armata “Vera andrron detin”
Kulturë

Sonte në kino Armata “Vera andrron detin”

Sh.Gashi / RTKlive

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës "16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", sonte në Kino Armata do të shfaqet filmi “Vera andrron detin” në ora 20:00. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.


MË SHUME NGA Kulturë