19:54 / 30.11.2022
Lajçak raportoi për dialogun para Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së
B. H. / RTKlive
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka raportuar gjatë ditës së sotme para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në “Twitter”.
“Sot iu drejtova anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian rreth përditësimeve mbi dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE, për zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka shkruar Lajçak.























